Shpërthen bombola e gazit në lokal, lëndohet një femër

12:34 | 13 Qershor 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Ferizajt.

Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal në Ferizaj.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Rexhepi”, ku një femër ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.

“Viktima femër K-Shqiptare përderisa ishte në vendin e punës, në rrethana të panjohura i ka shpërthyer një bocë e gazit dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman”, thuhet në njoftim.

Komento: