Milan e largoi nga klubi Zvenomir Boban pasi zbuloi për meidat italiane se drejtori Ivan Gazidis kishte pasur takime të fshehta me trajnerin gjerman, Ralf Rangnick.
Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka folur sot sa i takon dyshes Maldini-Boban, mënyrën si drejtuesit e Milanit janë trajtuar, si dhe pati një koment edhe për autobiografinë e Chiellinit, që ka shkaktuar disa polemika.
“Mënyra si Maldini dhe Boban janë trajtuar dhe po trajtohen, më bën për të vjellë! Si drejtues, të dy kanë treguar sinqeritet ndaj lojtarëve të tyre. Edhe unë do të bëja atë që bëri Boban dhe do të largohesha me të katra.
Dinjiteti është gjëja më e rëndësishme për një njeri. Chiellini? Edhe mua ma kanë kërkuar të shkruaj libra, gjithmonë shkaktojnë polemika. Nuk më pëlqeu teksa lexoja disa gjëra, futbolli është krijuar për t’u luajtur e jo për t’u shkruar”, u shpreh Capello.