Shpërthen Drita, nënshkruan me 6 lotjarë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Shpërthen Drita, nënshkruan me 6 lotjarë

21:36 | 24 Janar 2019

Afati i janarti është bërë i nxeht edhe në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Gjilani, FC Drita, ka prezantuar 6 përforcimet e reja gjatë qëndrimit në Antalya të Turqisë.

Prezantimi i prurjeve të reja është bërë në ambientet e hotelit GrandPark LARA.

Këto janë përforcimet e Dritës dhe pozitat që ata luajnë:

DENIS HALITI (Mbrojtës i majtë), është rikthyer nga huazimi dhe është “ardhja” e parë e këtij afati kalimtar.

FESTIM KRASNIQI (Sulmues krahu), është ardhja e dytë në këtë afat kalimtarë. Festimi për shumë vite ishte pjesë e shumë ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria por së fundmi ishte pjesë e FC Besa nga Peja.

Marrëveshja është arritur në ditët e para të afatit kalimtarë ku pritet që me cilësitë që ka Festimi, ti ndihmojë mjaft shumë ekipit sidomos në fazën ofanzive.

PËRPARIM OSMANI “Laqi” (Mbrojtës i djatht), është transferi i tretë i këtij afati kalimtar!
Me marrëveshje të dyanshme në mes të klubeve si dhe lojtarit, Laqi është bashkuar në formë huazimi nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi edhe për një vit. Laqi edhe më parë ka qenë pjesë e FC DRITA dhe i njehë mjaft mirë ambientet e klubit.

KLAJDI BURBA (Qendër sulmues), është ardhja e katërt e këtij afati kalimtar. Burba është në fazën provuese tek klubi gjilanas dhe se gjatë përgatitjeve në Antalya do të sqarohet situata e tij. Burba ishtë pjesë e grupmoshave U-17 dhe U-19 e kombëtares shqiptare. Karrierën e ka filluar në Norvegji ku së fundmi ishte pjesë e ekipit Viking FK U-21.

MARIO KIREV (Portier), është ardhja e pestë e këtij afati kalimtar. Mario është një portier me një karrier shumë të madhe ku kishte edhe kontratë profesionale me gjigandin Italian Juventus para disa vitesh. Ka luajtur edhe në kampionate si në atë Bullgar, Qipriot dhe Shqipëtar.

SEDAT BERISHA (Qendër mbrojtës), është ardhja e gjashtë në klub. Berisha vjen nga kampionati shqipëtar ku së fundmi ishte pjesë e klubit të Tiranës! Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e shumë klubeve nga Maqedonia, Shqipëria por ishte pjesë edhe e kampionatit turk, ku ka luajtur te ekipi i njohur turk, Bursaspor.

Komento: