Arsenal ka fituar 3:0 në përballjen e dytë ndaj BATE Borisovit në “Emirates”, për t’u kualifikuar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europa League.
Në këtë ndeshje kanë shkëlqyer dy shqiptarët, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka.
Xhaka, që asistoi te goli i Mustafit, u vlerësua si më i miri i ndeshjes me notën më të madhe (8.9), kurse Shkodrani i treti me notën më të mirë (7.9), aq sa Henrikh Mkhitaryan.
Xhaka gjithashtu asistoi edhe te goli i shënuan nga Sokratis, për të kompletuar një super ndeshje, që u pasua me një fjalosje në fund, shkruan Express.
Në minutat e fundit, Xhaka pati një kacafytje me serbin e BATE-s, Bojan Dubajic, pasi ky i fundit ndërhyri ashpër në mbrojtësin, Nacho Monreal.
Kjo i pengoi mesfushorit shqiptar, që u vërsul menjëherë drejt serbit.
Megjithatë, gjakrat u qetësuan shpejt dhe gjyqtari përfundoi takimin.