Shpërthen Ibrahimovic, godet Gazidis dhe Rangnick

09:37 | 10 July 2020

Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar konfrontimet e tij me administratorin e deleguar të Milanit, Ivan Gazidis.

Sulmuesi suedez ka folur për të përditshmen italiane La Gazzetta dello Sport ku njëfarë mënyre ka konfirmuar se do të largohet nga Milani në fund të sezonit.

38-vjeçari ka thënë se nëse nuk ndryshon situata aktuale te Milani, atëherë nuk ka gjasa që ai të jetë edhe sezonin e ri.

“Ibra ka lindur për të luajtur futboll dhe është akoma në formë të mirë për ta bërë një gjë të tillë. Do të shohim si ndihem këto dy muaj dhe do të shohim se çfarë do të ndodh me klubin”.

“Nëse mbetet kjo situata që është, atëherë nuk ka gjasa që të më shihni në Milano edicionin e ri”, deklaroi Ibrahimovic.

Suedezi tutje ka thënë se nuk është lojtar për Ligën e Evropës dhe se as Milani nuk është për këtë garë.

“Ibrahimovic nuk është një lojtar që për Ligën e Evropës dhe as Milani nuk është një skuadër për këtë garë”, vazhdoi tutje suedezi.

Anëtari i shumë skuadrave të mëdha evropiane ka konfirmuar edhe konfrontimet me drejtorin Ivan Gazidis.

“Kam folur me të për mua dhe për ekipin. Më duheshin disa shpjegime për të ardhmen si për vete ashtu edhe për skuadrën. Unë i thash se ky nuk është Milani i madh që e kam përjetuar dikur dhe kjo është e vërteta, por duhet bërë maksimumin deri në fund”, vazhdoi tutje suedezi.

Krejt në fund ai është pyetur edhe për gjermanin Ralf Ragnick që pritet ta marrë drejtimin e klubit nga edicioni i ri, duke ironizuar totalisht me të.

“Kush është Ragnick? Unë as që e kam idenë se kush është ai”, tha Ibrahimovic.

Ish-reprezentuesi i Suedisë ka lënë të hapur mundësinë për ta vazhduar karrierën diku tjetër.

“Unë ende kam shumë pasion për të luajtur, por do të shkoj diku ku kam kontroll e jo diku ku fjalët e mija nuk vlejnë asgjë”, përfundoi Ibrahimovic.

Komento: