Në sheshin e Prishtinës sot ka shpërthyer kanalizimi i ujërave të zeza.
Kjo ka bërë që një pjesë e sheshit të Prishtinës të mbulohet me ujë.
Përveç kanalizimit në një pjesë të sheshit është hapur një gropë e cila rrezikon qytetarët pasi frekuentimi në atë pjesë është i madh.
Deri më tani nuk kanë dalë asnjë njësit përgjegjës për ta ndalë rrjedhën e kanalizimit apo rregullimin e pllakave.
Probleme të tilla ka pasur edhe më herët në sheshet e Prishtinës, zakonisht pas reshjeve të mëdha të shiut.