Shpërthen kanalizimi i ujërave të zeza, në sheshin e Prishtinës

17:54 | 06 Janar 2019

Në sheshin e Prishtinës sot ka shpërthyer kanalizimi i ujërave të zeza.

Kjo ka bërë që një pjesë e sheshit të Prishtinës të mbulohet me ujë.

Përveç kanalizimit në një pjesë të sheshit është hapur një gropë e cila rrezikon qytetarët pasi frekuentimi në atë pjesë është i madh.

Deri më tani nuk kanë dalë asnjë njësit përgjegjës për ta ndalë rrjedhën e kanalizimit apo rregullimin e pllakave.

Probleme të tilla ka pasur edhe më herët në sheshet e Prishtinës, zakonisht pas reshjeve të mëdha të shiut.

Komento: