‘Shpërthen’ Klopp ndaj kritikëve: Nuk më intereson

10:18 | 29 Shkurt 2020

Klopp iu përgjigjet kritikëve: Nuk më intereson.

Jurgen Klopp po kalon sezon të jashtëzakonshëm në Premierligë. Në 27 xhiro, ata kanë arritur 26 fitore, duke u ndalur në barazim vetëm nga Manchester United.

Katër fitore tjera dhe Liverpool do të shpallet matematikisht kampion, pas një pritje të gjatë prej 30 viteve.

Ende ka nga ata që e vënë në dyshim mbizotërimin e Liverpoolit, duke thënë se po fitojnë kampionatin shkaku se konkurrenca në Premierligë këtë sezon ka qenë e dobët.

“Nuk më intereson”, ka qenë reagimi i parë i Jurgen Klopp rreth kësaj çështje, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk mendoj se tifozët e Liverpool duhet të shqetësohen për këtë. Nëse pjesa tjetër mendon kështu, nëse ata më të vërtetë mendojnë se City nuk janë të mirë aq sa ishin, unë do të thoja se kanë gabuar”.

Komento: