
Torino ka njoftuar se dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Cagliari nesër.
Torino njoftoi për këto raste përmes një deklarate zyrtare, duke konfirmuar dy raste pozitive për COVID-19.

“Klubi i Futbollit Torino njofton se lojtarët dolën pozitivë pasi u testuan në kuadër të protokolleve të cilat janë në fuqi”.
“Dy lojtarë të ekipit të parë testuan pozitivisht për COVID-19. Në marrëveshje me autoritetet shëndetësore, të dy anëtarët tashmë janë vendosur në izolim nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor” shkroi klubi.
Klubi gjithashtu njoftoi se do të ndjekin çdo procedurë që duhet ndjekur mbi këto raste.