Shpërthen në Big Brother VIP, vajzat kapen për larjen e enëve

20:55 | 23 Tetor 2021

Ka eskaluar për një moment situata në Big Brother VIP mes vajzave.

Banorët kanë konsumuar qetësisht darkën por menjeherë pas saj duket se “ujërat janë turbulluar”.

Pastrimi i shtëpisë dhe larja e enëve janë temë e cila ka nxitur shpeshherë debat ndërmjet konkurentëve.

E tillë ishte dhe situata e sotme kur Paloma revoltohet për faktin se askush tjetër nuk mori përsipër të pastronte enët e kuzhinës.

“Unë i kam larë gjithnjë dhe nuk i laj më. Ka persona të tjerë që nuk bëjnë asgjë në këtë shtëpi, kam nevojë të pushoj”,- tha ajo.

Arjola nga ana tjetër u përfshi në këtë diskutim duke i thënë Palomës se pastrimi i shtëpisë është detyrim i bashkëjetesës dhe nuk ka pse të kthehet në konflikt.

“Nëse të tjerët nuk punojnë kjo s’do të thotë që ne të tjerët do rrimë. Duhet të pastrojmë dhe mos të flasim”,- tha aktorja.

Komento: