Shpërthen në flakë aeroplani në Turqi, pasi që rrëshqet jashtë pistës

17:43 | 05 February 2020

Aeroplani në Turqi ‘rrëshqet jashtë pistës, ndahet në dysh dhe shpërthen në flakë’.

Një aeroplan ka rrëshqitur nga një pistë, është ndarë në dysh dhe ka shpërthyer në flakë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Boeing 737-800 duket se si pasojë e motit të lagësht ka rrëshqitur në aeroportin e Stambollit në Turqi.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë një dëmtim serioz të tij, me pasagjerë të evakuuar përmes plasaritjeve të shkaktuara.

Mendohet se aeroplani, që transportonte 177 pasagjerë sipas mediave turke, po vinte për të zbritur në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit – edhe pse detajet nuk janë të qarta.

Për fat të mirë, ministri i Transportit i Turqisë tha se nuk ka raportuar viktima në këtë fazë.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi rreth 30 persona vdiqën në një tragjedi të ortekut në vend.

Shpëtuesit u thirrën fillimisht pasi dy persona dhe një minibus u varrosën nën dëborë në Bahcesaray, në Turqinë lindore.

Por gjatë përpjekjes së shpëtimit, një ortek i dytë “varrosi” më shumë se 50 anëtarë të ekipit të kërkimit dhe shpëtimit.

Komento: