Shpërthen në lot Vesa Luma në mes të emisionit, kjo është arsyeja

13:15 | 26 Shtator 2020

Vesa Luma shpërthen në lot në mes të emisionit, kjo është arsyeja.

Vesa Luma u emocionua gjatë një interviste dhe shpërtheu në lot.

Vesa Luma dhe Big Basta tash e një kohë janë zhvendosur në Zelandë të Re, ku po jetojnë bashkë me djalin Lianin, shkruan lajmi.net.

Në paraqitjet e tyre publike, çifti shumë shpesh e kanë përsëritur faktin se u larguan nga Shqipëria për një jetë më të mirë,

Së fundi, këngëtarja ka dhënë një intervistë për emisionin e pasditës “Rudina”, ku rrëfeu për atë se si vendosën të largohen nga Shqipëria.

“Ne ishim në një udhëtim në Australi një vit para se të zhvendoseshim në Zelandën e Re dhe jemi mrekulluar. Një i afërmi im pati mundësi dhe e ftoi Gerin për të parë vendin nëse i pëlqen apo jo. Kur ka lindur Liani, aty filluam të shihnim të mirat dhe të këqijat e vendit dhe si çdo prind, meqë e kemi pasur mundësinë, kemi vendosur që të paktën për Lianin të bëjmë një sakrificë e cila nuk është e vogël sepse kemi lënë gjithçka pas”, tha ajo.

Më pastaj, teksa Vesa dëgjoi një duet të papublikuar me Big Bastën, shpërtheu në lot, duke thënv se ndjen mall për Shqipërinë.

Kujtojmë se Big Basta së fundi ka publikuar një video, përmes së cilës me anë të vargjeve i këndon realitetit të hidhur.

Komento: