Po vazhdojnë protestat e opozitës në Shqipëri.
Protestuesit kanë nisur të hedhin kapsolla në drejtim të kordonit të policisë që qëndron para hyrjes së Kuvendit.
Ata kanë djegur goma në shenjë proteste, ndërsa vijojnë me hedhjen e kapsollave.
Po ashtu në Kuvend po zhvillohet seanca plenare ku u betuan dhe katër deputetët e rinj që morën mandatet një ditë më parë nga KQZ.