Shpërthen skandali në Real, agjendi i Gareth Bale e quan të poshtë Zidanin

12:38 | 21 Korrik 2019

Zinedine Zidane ka konfimura se nuk e dë më Gareth Bale në Real Madrid.

Situata mes trajnerit francez dhe yllit uellsian është tensionuar pas deklaratave të Zidane, pas përfundimit të ndeshjes Bayern – Real.

Zidane kishte deklaruar se Bale do të kishte qenë mirë që të largohet sa më parë nga ‘Santiago Bernabeu’ dhe këto deklarata duket se nuk i kanë pëlqyer agjentit të lojtarit.

“Zidane është i poshtër që flet ashtu për dikë që ka bërë kaq shumë për Real Madrid” ka thënë Jonathan Barnett, transmeton lajmi.

Ditëve të fundit, emri i Gareth Bale është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich.

Mbetet të shihet cilat do të jenë lëvizjet e lojtarit pas ngjarjeve të fundit.

Komento: