Shpërthen ylli i Milanit: Më apo pa Champions, unë dua të rri të Milan

08:56 | 10 Maj 2019

Mbrojtësi i Milanit, Andrea Conti, ka thënë se dëshiron të qëndrojë tërë jetën në ‘San Siro’.

Conti nuk ka pasur paraqitjen me të mirë në klub që kur ai arriti nga Atalanta, pasi ai është përballur vazhdimisht me lëndime.

Por tani kur është rikther nga lëndimet, Conti ka luftuar për të qenë në të mirën e tij.

Lojtari italina po fliste me SportMediaset kohët e fundit dhe ka folur për të ardhmen e tij dhe jetën e tij në Milan, përcjell ORAinfo.

“Unë kam pranuar këtë projekt, dua të rri këtu, me ose pa Champions, asgjë nuk ndryshon për mua, ndihem mirë në shtëpi, më pëlqen shumë”, ka thënë Conti.

“Do të doja të qëndroja për shumë vite, për mua përgjithmonë, kjo varet vetëm prej meje, por këtu jam e lumtur dhe dua t’i bëj njerëzit të mendojnë përsëri për atë që mund të jap”, ka shtuar ai.

Conti është shfaqur në 10 ndeshje të Serie A këtë sezon. /ORAinfo/

Komento: