Shpërthen Zafir Berisha, e quan Haki Abazin “leshkuq”

18:12 | 24 Shkurt 2021

Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha ka folur rreth zgjedhjes së presidentit të vendit, duke folur edhe për mundësinë e zgjedhjes së Vjosa Osmanit.

Megjithatë, ai iu ka referuar Lëvizjes Vetëvendosje si “legenë të cilët po thonë se subjektet politike nuk kanë qare pa e votu Vjosa Osmanin”.

“Nëse qenke fitues atëherë zgjedhe vetë presidentin, por kur të duhet ndihmë duhet të ulesh me forcat e tjera politike me negociu, se po të duhen edhe 20 vota ndoshta“, ka thënë Berisha në Kanal 10.

Berisha ka përmendur edhe deklaratat e Haki Abazit, të cilit iu ka referuar si ‘leshkuq‘.

“Ai leshkuqi, nëse më lejohet të them, thotë se bashkëpunojmë me LDK-në nëse Vjosa Osmani bëhet kryetare“, ka thënë Berisha.

Komento: