Një hyrje e një objekti banesor në lagjen Ulpiana në Prishtinë, është përfshirë nga zjarri.
Sipas pamjeve të publikuara në media, shihet se një zjarr i madh ka kapluar hyrjen e një objekti banesor në Ulpianë.
Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se zjarri është lokalizuar tashmë dhe se ka vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të një objekti, në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Zjarri është lokalizuar, është raportuar vetëm për dëme materiale”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.