Shpërthen zjarri në një ndërtesë, ka edhe viktima

19:04 | 03 Mars 2019

Zjarr në një ndërtesë në Stamboll.

Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ende punon në terren.

Gjatë zjarrit në një ndërtesë pesë katëshe në qarkun historik Beyoğlu të Stambollit katër persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar, theksuan burime të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shkaku i zjarrit mbetet i panjohur, theksoi një burim në kushte anonime për shkak të kufizimeve për të folur në media.

Ekipi i zjarrfikësve ende punon në terren.

Komento: