Shpërthim afër një autobusi, 16 persona përfundojnë të lënduar

16:29 | 19 Maj 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur ka ndodhur në Egjipt.

Së paku 16 persona janë lënduar pas shpërthimit që ndodhi afër një autobusi turistësh te një muze i ri që ende është duke i ndërtuar.
Muzeu ndodhet pranë piramidave të Gizas, ndërsa lajmin e konfirmuan dy burime të sigurisë.

Shumica e personave të lënduar janë turistë të huaj. Sipas një burimi të forcave të sigurisë, në mesin e turistëve ndodhen disa qytetarë të Afrikës Jugore.

Nuk ka raporte për persona pa shenja jete, Mohamed el-Mandouh, i cili ishte dëshmitar i këtij shpërthimi, tha se e ka dëgjuar një shpërthim shumë të madh përderisa ndodhej në trafik pranë vendit të ngjarjes.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale shihet një autobus me xhama të thyer dhe disa copa të shkatërruara në rrugë, pranë një muri me një vrimë në të.

Në dhjetor të vitit të kaluar, tre turistë vietnamezë dhe një punëtor egjiptian humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan, kur një bombë shpërtheu afër një autobusi turistësh më pak se katër kilometra nga piramidat e Gizas, shkruan “Reuters”.

Komento: