Shpërthim i fuqishëm në Shqipëri, çfarë po ndodh atje

14:04 | 15 Korrik 2019

Shpërthim i fuqishëm pranë karburantit në ish-Bllok, 4 të plagosur.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në një biznes, argjendari. Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur e lënduar një vajzë, e cila ka marrë trajtim mjekësor.

Nga informacionet paraprake, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur me lëndë eksplozive.

Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën “Vaso Pasha”.

Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, janë thyer xhamat e biznesit, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh pas shpërthimit me eksploziv.

Mësohet se janë plagosur 3 vajza të cilat ishin duke punuar në ambjentin ku përgatiten dekoret për festat e fëmijëve si dhe një burrë.

Policia dhe zjarrëfikësja ndodhen në vendngjarje.

Komento: