Shpërthim i fuqishëm në veri, policia jep detajet e fundit

09:02 | 03 Korrik 2023

E konfirmon Policia: Mbrëmë kishte detonim në Veri

Zëvendëskomandanti i policisë në Veri, Veton Elshani, e ka konfirmuar shpërthimin në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt” që ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës.

Ai tha se nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur shpërthimi, derisa shtoi se mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bombë.

“Sot me datën 03.07.2023 rreth orës 00:52 , është pranuar një informatë se në rrugën Kolashini te tre rrokaqiejt është dëgjuar një detonim/shpërthim. Njësitet policore kanë dalur dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetar, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi. Mjeti i cili dyshohet se ka shpërthyer në atë zonë, ka qenë shok-bomb, dhe nuk është hasur në dëme anësore.”

Komento: