Shpërthim i madh në Itali, evakuohen banorët

23:02 | 09 Korrik 2022

Një Itali ka ndodhur një shpërthim i madh.

Një zjarr ka rënë, pasditen e sotme, në një park në lagjen Cedotcelle, në Romë të Italisë.

Siç raportojnë mediat italiane, zjarri është përhapur në një qendër demontimi makinash, duke shkaktuar një sërë shpërthimesh në automjetet e grumbulluara.

Zjarrfikëset, policia dhe karabinierët kanë shkuar në vendngjarje.

Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka viktima, ndërsa është vendosur evakuimi paraprak i pesë pallateve.

Komento: