Shpërthim i rëndë i fruthit, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

11:54 | 27 Mars 2019

Duket se një shpërthim i rëndë i fruthit ka kapluar Neë Yorkun, e madje është deklaruar edhe gjendje e jashtëzakonshme.

Rockland County, në veri të qytetit të Neë York, ka ndaluar fëmijët e pavaksinuar nga hapësira publike pasi janë konfirmuar 153 raste të fruthit.

Mosrespektimi i këtij vendimi do të dënohet, duke filluar nga gjoba 500 dollarë deri në gjashtë muaj prangosje.

Njoftimi vjen pas shpërthimeve të tjera të sëmundjes në Uashington, Kaliforni, Teksas dhe Illinois.

Shkalla e vaksinimit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme në SHBA dhe shumë prindër po e kundërshtojnë atë arsye filozofike ose fetare, ose sepse besojnë në informacionet e gabuara se vaksinimi shkakton autizëm tek fëmijët.

Komento: