Shpërthim i ri i koronavirusit, Kina izolon qytetin 10 milionë banorësh

19:42 | 23 April 2020

Kina karantinon 10 milionë banorë pas shpërthimit të virusit në qytetin Harbin.

Një qytet i madh kinez ka miratuar masa të rrepta karantine kundër koronavirusit pasi u zbulua një shpërthim i ri atje.

Më shumë se 70 persona janë infektuar dhe mbi 4,000 janë duke u testuar në Harbin, pasi virusi besohej se ishte ‘importuar’ në qytet nga një student që ishte kthyer nga New York, sipas raportimeve të mediave lokale.

Zyrtarët kanë ndaluar tubimet dhe kanë urdhëruar komunitetet të monitorojnë nga afër vizitorët jo-lokalë dhe automjetet në qytetin me rreth 10 milionë banorë.

Pika kontrolli janë instaluar në aeroport dhe stacionet e trenave, për të kontrolluar ata që vijnë nga vende tjera.

Ky lajm vjen përderisa Kina njoftoi sot se kishte vetëm dy pacientë të prekur nga Covid-19 në gjendje kritike në Wuhan, vendi kur shpërtheu virusi në dhjetorit të vitit të kaluar.

Komento: