Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura – policia në vendin e ngjarjes

15:18 | 21 Korrik 2024

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit, nuk ka të lënduar, janë dëmtuar dy vetura. Policia është duke u marrë me zbardhjen e rastit.

Detaje për këtë rast dha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani për Expres.

Komento: