Shpërthim me tritol në automjetin e prokurorit të Vlorës.
Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet tip Golf Plus në Vlorë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije për gazetarin Mikel Marsi se tritoli i është vënë automjetit të prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.
Vetë prokurori shikohet në foto bashkë me disa persona të tjerë teksa komunikon rreth ngjarjes. Ky është atentati i dytë që i bëhet një prokurori ku më herë iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.