Një i vdekur e katër të lënduar kanë mbetur si pasojë e një shpërthimi në Spanjë.
Të paktën katër persona thuhet se janë lënduar pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Spanjë sot.
Ndërkohë, sipas Sky News, nga ky shpërthim, përveç të lënduarve, një person ka mbetur i vdekur.
Sipas mediave të huaja, zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 6.30 pasdite në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të Spanjës verilindore, me shumë mundësi si rezultat i një aksidenti kimik, tha agjencia e mbrojtjes civile e Katalonjës.