Shpërthim në Veri të Mitrovicës, lëndohen dy persona, dëmtohen disa vetura

00:51 | 16 Janar 2024

Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Gazetën Express e dy persona janë plagosur në Veri të vendit si rezultat i një shpërthimi të ndodhur pak para mesnatës.

Elshani ka treguar se dyshohet se mjeti shpërthyes është një granatë dore dhe se ngjarja ka ndodhur tek Hoteli Bisevac. Njëri nga personat e lënduar është në gjendje më të rënduar.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka thënë Elshani.

Komento: