31 persona kanë humbur jetën dhe 600 janë plagosur si pasojë e disa shpërthimeve.
Disa shpërthime të vazhdueshme në një kazermë ushtarake në Guinean Ekuatoriale kanë shkaktuar 31 viktima, ndërsa vullnetarët po kërkojnë trupat e të vr’arëve e të mbeturve nën rrënoja.
Rreth 600 veta u plagosën në shpërthimet që filluan me zjarrin në bazën ushtarake Nkoantoma në qytetin bregdetar të Batas, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, raporton Reuters.
Presidenti i Guinesë Ekuatoriale, Theodoro Obiang Nguema ia atribuoi shpërthimin neglizhencës në lidhje me trajtimin e dinamitit dhe tha se shpërthimet dëmtuan pothuajse të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat në Bata, një qytet me pak më shumë se 250,000 banorë.
Ministria e Shëndetësisë e Guinesë Ekuatoriale njoftoi në Twitter se ka përgatitur një brigadë për shëndetin mendor, e cila përbëhet nga psikiatër, psikologë dhe infermierë, të cilët do të kujdesen për të plagosurit nga shpërthimi.