Qyteti i Pejës mbrëmë është goditur nga dy shpërthime.
Dy shpërthime të fuuqishme kanë ndodhur mbrëmë pak para mesnate në Pejë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtat kanë ndodhur afër një lokali në këtë qytet, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, përveq shpërthimeve, raportohet të ketë pasur edhe të shtëna me armë zjarri.
Nga këto të fundit ka mbetur i lënduar një person.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës, më të pranuar informatën për një rast shpërthimi më datë 26.07.2019 rreth orës 23:30 në rr.’ Kreshnik Ademaj’ në Pejë, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore në vendin e ngjarjes.
Është informuar prokurori i shteti dhe të gjitha veprimet për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë koordinuar me të njëjtin. Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, për të vazhduar më këqyrje edhe sot me datë 27.07.2019.
Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, janë dëgjuar dy shpërthime nga mjeti rrezikshëm shpërthyes dhe të shtëna me armë zjarri në një parking automjetesh në afërsi të një lokali në rrugën e cekur më lartë.
Nga ky shpërthim, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, të cilit ju ka afruar ndihma e menjëhershme mjekësore në Spitalin Rajonal Pejë dhe i njëjti pas ndërhyrjes mjekësore është liruar për në shtëpi.
Një numër i konsiderueshëm i automjeteve të cilat ishin të parkuara në ketë vend janë dëmtuar.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe deri më tani ende nuk janë identifikuar personat e mundshëm të dyshuar për ketë rast.