Shpërthimi afër Ujmanit, reagon Kryetari i Zubin Potokut: Nuk ka vend për panik

19:57 | 21 Korrik 2024
shperthimi-afer-ujmanit,-reagon-kryetari-i-zubin-potokut:-nuk-ka-vend-per-panik

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri kareagaur pas shpërthimit afër Liqenit të Ujmanit, ku u dëmtuan dy vetura. Kryetari Zeqiri është shprehur se nuk ka nevojë për panik dhe se beson se akterët do të kapen nga organet e drejtësisë.

E plotë:

Të nderuar qytetar të Republikes sê Kosoves dhe Komunes së Zubin Potokut… I denoj fuqishëm akterët e shpërthimit që ndodhi sot rreth ores 14- 30 min. Dhe si pasoj pati dëmtime të dy veturave të qytetarëve që po pushonin dhe freskoheshin në Liqenin e Ujmanit. Uroj që së shpejti të kapen akterët e këtij shpërthimi dhe të sillen para Organeve të Drejtësis ….. Gjithashtu besoj që nuk ka vend për panik përderi sa gjendja është nën kontrollin e plot të organeve të rendit Policis Republikes së Kosoves .

Komento: