Shpërthimi i COVID-19, Premierliga me rregulla të reja për tifozët

21:12 | 15 Dhjetor 2021

Premierliga me rregulla të reja për të gjithë tifozët

Përhapja e madhe e variantit të ri të koronavirusit duket të jetë shumë shqetësuese në mbarë botën.

Anglia është njëra ndër vendet e cila po e pëson më së shumti për shkak të rasteve të shumta pozitive.

Në lidhje më këtë Premierliga është dashur të ndërmarrë masa të shpejta për të pasë gjendjen nën kontrollë.

Pjesëmarrja e tifozëve në stadium do të jetë e mundshme vetëm me dëshminë e vaksinimit ose me test negative të kryer vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Kujtojmë që gjendja me koronavirusin nuk është aspak më e mirë as në Gjermani.

Madje Bundesliga ka vendosur që gjitha ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.

Komento: