Shpërthimi i fuqishëm në Ferizaj, vjen reagimi nga Labinot Tahiri

16:45 | 05 Janar 2021

Këngëtari Labinot Tahiri lutet që të mos ketë viktima nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj.

Një bombolë e gazit ka shpërthyer në një qendër tregatre në Ferizajt, duke bërë që të lëndohen 31.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri, konfirmoi për lajmi.net se shtatë prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.

Pas gjithë kësaj, ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri, i cili lutet që qytetarët të shpëtojnë dhe të mos ketë viktima.

Të dashur qytetarë, sot ka ndodhur një shpêrthim në njërin restaurant në Ferizaj!

Lutuni për shpêtimin e atyre qytetarëve të lënduar dhe stafin e këtij restaurani🙏🏻

Zoti ju ndihmoftë edhe mjekëve dhe policëve që po e bejnë punên e tyre..!

Dhashtë Zoti mos të ketë viktima!!!

Zot sjell mirësi🙏🏻“, janë fjalët e Labit.

Komento: