Shpërthimi i luftës, leku shqiptar tani vlen më shumë se rubla ruse

23:43 | 04 March 2022

Kursi valutor ka pësuar ndryshime.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Rusia e Vladimir Putin u godit me sanksione të rënda ekonomike nga shtetet perëndimore.

Kjo bëri që valuta ruse, e njohur si rubla, të përjetojë një shok të vërtetë, duke humbur vlerën në mënyrë drastike.

Në këtë kohë, dhjetëra minuta para 5 marsit, rubla ruse vlen edhe më pak se leku shqiptar.

Më saktësisht, 1 rubël ruse tani vlen 0.97 lekë, apo 100 rubla ruse vlejnë 97.6 lekë shqiptar, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, nëse krahasohet me valutën euro, rubla ruse duket edhe më keq,
1 euro aktualisht vlen plot 126.9 rubla.

Shtetet perëndimore, njëzëri, kishin paralajmëruar Rusinë se pasojat e saj ekonomike do të jenë të rënda pas vendimit së saj për pushtimin e Ukrainës.

Komento: