Shpërthimi i Luftës, NATO aktivizon forcën e reagimit

19:12 | 25 Shkurt 2022

NATO ka bërë hapin e parë pas konikut mes Ukrainës dhe Rusisë.

NATO ka aktivizuar Forcën e saj të Reagimit(NRF), duke shënuar kështu herën e parë që aleanca ka aktivizuar forcën potencialisht prej 40,000 ushtarësh për një rol “parandalues dhe mbrojtje”, sipas një zëdhënësi të NATO-s.

Kjo do të thotë se 8,500 trupat amerikane janë vënë në gatishmëri,shkruanabcnews, transmeton Gazeta Express.
Vendimi vjen pas një takimi të ministrave të NATO-s të premten në mëngjes në Bruksel.

Për t’u aktivizuar, 30 anëtarët e NATO-s duhet të bien dakord që të aktivizojnë forcën, e cila është nën komandën e gjeneralit Told Wolters, Komandantit Suprem Aleat të NATO

Komento: