Shpërthimi i mbrëmshëm, Kurti: Punëtorët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në sanimin e dëmit

08:38 | 30 November 2024
shperthimi-i-mbremshem,-kurti:-punetoret-po-bejne-nje-pune-te-jashtezakonshme-ne-sanimin-e-demit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, punën për sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm, e ka quajtur të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese.

Ai ka falënderuar punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, siç u shpreh ai, për zellin dhe profesionalizmin e treguar.

“Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm. I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Komento: