Shpërthimi në Ibër Lepenc, Qorrolli: Serbia morracake e djallëzore do kapitullojë njëherë e mirë

10:08 | 30 November 2024
shperthimi-ne-iber-lepenc,-qorrolli:-serbia-morracake-e-djallezore-do-kapitulloje-njehere-e-mire

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka shkruar për shpërthimin në Zubin Potok, duke thënë se dy organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe siç tha ai, Millan Radoiçiq nën dirigjimin e presidentit dhe Qeverisë së Serbisë, qëndrojnë pas.

Qorrolli u shpreh se “Serbia morracake e djallëzore do kapitullojë njëherë e mirë”.

“Të enjten e 28 nëntorit, më shumë se 1 milion shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike në të gjithë Ukrainën, pasi Rusia nisi një sulm të gjerë me raketa dhe dron në sektorin energjetik të. Vetëm dy ditë më vonë, natën e mbrëmshme, aleati terrorist i Rusisë, Serbia — veproi ngjashëm e taktikisht njëjtë në fshatin Varagë të Zubin Potokut — duke e minuar digën e Ibër-Lepencit, furnitorin strategjik e kyç të Republikës tonë me ujë”.

“Pa asnjë mëdyshje, dy organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë, qëndrojnë pas këtyre sulmeve terroriste. Serbia morracake e djallëzore do kapitullojë njëherë e mirë. Kosova e përjetshme”, shkroi tutje ai.

Komento: