Shpërthimi në kanalin e ujit, reagon Edi Rama: Akti i sabotazhit mbi infrastrukturë, cenon jetën e qytetarëve të Kosovës

10:38 | 30 Nëntor 2024
shperthimi-ne-kanalin-e-ujit,-reagon-edi-rama:-akti-i-sabotazhit-mbi-infrastrukture,-cenon-jeten-e-qytetareve-te-kosoves

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dënuar shpërthimin  që ndodhi mbrëmjen e kaluar në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës.Ai e quan një  akt të sabotazhit mbi infrastrukture, që cenon jetën e qytetarëve të Kosovës.“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, shkruan Edi Rama në rrejte sociale.Lajmi në përditësim…

Komento: