Shpërthimi në Kçiq, Peci viziton në QKUK të lënduarit nga bombola e gazit

15:53 | 15 Janar 2024
shperthimi-ne-kciq,-peci-viziton-ne-qkuk-te-lenduarit-nga-bombola-e-gazit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të hënën i ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës.

Peci i cili me prejardhje është nga ky qytet, u ka ofruar mbështetje, teksa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Në këtë shpërthim u lënduan 15 persona të një familje. Katër prej tyre aktualisht janë në mjekim intensiv.

Komento: