Turqi: Shpërthimi në një restorant lë të vdekur 7 persona.
Një shpërthim në një restorant në Turqinë perëndimore vrau shtatë persona sot, ndërsa një zyrtar tha se një rrjedhje gazi mund ta ketë shkaktuar shpërthimin.
Guvernatori i provincës Aydin i tha transmetuesit turk CNN Turk se pesë të tjerë u plagosën, në mesin e tyre njëri në gjendje kritike.
Guvernatori Huseyin Aksoy tha se dëshmitë fillestare nga një punonjës restoranti sugjeruan se kishte rrjedhje në një bombol gazi gatimi, që çoi në shpërthim rreth orës 15:35.
Mediat gjithashtu thanë se kishte një zjarr pas shpërthimit në dyqanin turk të doner-qebapëve në lagjen Nazilli të Aydin.
Pamjet treguan makina zjarrfikëse dhe ambulanca në vendngjarje.