Shpërthimi në Veri, reagon Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

17:50 | 22 Shtator 2023
shperthimi-ne-veri,-reagon-hovenier:-i-tronditur,-autoret-te-dalin-para-drejtesise

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të vendit, për të cilat u shpreh i tronditur.

Hovenier tha se i dënon këto akte dhune, teksa u bëri thirrje “autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”.

Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, mjeti shpërthyes ishte një granatë dore ushtarake serbe.

Komento: