Shpërthimi në Zubin Potok, Presidentja Osmani takohet me komandatin e KFOR-it

14:38 | 30 November 2024
shperthimi-ne-zubin-potok,-presidentja-osmani-takohet-me-komandatin-e-kfor-it

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ritheksoi se sulmi terrorist ndaj infrastrukturës vitale dëshmon qëllimet e Serbisë për destablizimin e Kosovës dhe gjithë rajonit, duke cenuar sigurinë kombëtare të vendit tonë si dhe duke synuar krijimin e një krize humanitare.

Presidentja shprehu vlerësimin e lartë për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar e poashtu falënderoi KFOR-in, i cili menjëherë ka ofruar të gjitha kapacitetet e tyre për të ndihmuar tejkalimin e kësaj gjendjeje si dhe parandalimin e sulmeve të ngjashme në të ardhmen

Komento: