Shpëtimtarë nga Kosova nisin operacionin për nxjerrjen e trupit të kosovarit që dyshohet se vd’iq në Valbonë

19:10 | 26 Korrik 2024
shpetimtare-nga-kosova-nisin-operacionin-per-nxjerrjen-e-trupit-te-kosovarit-qe-dyshohet-se-vd’iq-ne-valbone

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit për alpinistin nga Kosova që dyshohet se ka vdekur në Valbonë.

Në njoftimin e shërbimit të kërkim-shpëtimit thuhet se operacioni është i ndërlikuar, ndërsa për informata më të hollësishme do të ketë njoftime shtesë, transmeton Klankosova.tv.

Një alpinist nga Kosova dyshohet se ka vdekur në zonën e Valbonës, ku siç shkruan TopChannel, ndërhyrja nga toka e ajri janë të pamundura për ta nxjerrë trupin.

Prandaj, sipas këtij mediumi, është kërkuar intervenimi i alpinistëve të certifikuar të cilët lëshohen me litar për ta nxjerrë trupin.

Komento: