Shpëtohen alpinistët e bllokuar në Majën e Jezercës, mori pjesë edhe ekipi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës

19:33 | 30 Mars 2024
shpetohen-alpinistet-e-bllokuar-ne-majen-e-jezerces,-mori-pjese-edhe-ekipi-i-kerkim-shpetimit-malor-te-kosoves

Pas disa orësh kërkimi është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e shtatë turistëve të cilët ishin bllokuar në Malin e Jezercës ku orë më parë u njoftua se një turiste kroate 41 vjeçare me inicialet Z.I humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes në një terren të thepisur.

Në operacionin e kërkim shpëtimit  sipas Top Channel mori pjesë edhe reparti i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Pesë prej alpinistëve kroatë të ndihmuar nga Shërbimi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës po kthehen tek mjetet e tyre në territorin e Malit të Zi nga ku edhe kishin hyrë në territorin shqiptar.

Ndërsa 2 turistë të tjerë kroatë u transportuan me helikopter në qytetin e Bajram Currit.

Komento: