Shpëtohet 67-vjeçari që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

16:15 | 12 Korrik 2026
shpetohet-67-vjecari-qe-po-lahej-ne-velipoje,-doli-nga-deti-ne-gjendje-kritike

Një pushues 67-vjeçar është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të vrojtuesit të plazhit.

Sipas informacioneve, 67-vjeçari u nxor nga deti në gjendje kritike, pa puls dhe pa frymëmarrje.

Vrojtuesi i plazhit, Besfort Gjoklaj, ndërhyri menjëherë duke e nxjerrë nga uji dhe duke i dhënë ndihmën e pare, derisa pas përpjekjeve të tij pushuesi rifitoi shenjat jetësore.

Më pas, 67-vjeçari iu dorëzua ekipit të Urgjencës, i cili e transportoi drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Komento: