Shpëtohet edhe një jetë, nxjerret nga rrënojat edhe një burrë

18:19 | 26 Nëntor 2019

Edhe një i shpëtuar nga tragjedia që goditi Shqipërinë.

Pak minuta më parë, në lagjen numër 6-të të Durrësit është nxjerrë i gjallë nga rrënojat një burrë, i cili u dërgua me emergjencë në spital.

Po kështu është kërkuar ndërprerja e ujit të pallatit, pasi ende ka njerëz nën rrënoja, shkruan Top Channel.

Dihet që brenda pallatit të lagjes numër 6 kanë ngecur edhe 2 gra, por nuk ka ende shenja nga ato.

Komento: