“Shpëton” Haalandi, tregon se a ka shtuar peshë në festën e Krishtlindjeve

09:52 | 26 Dhjetor 2025

Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland, ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke treguar peshën e tij të saktë.

Së fundmi, qarkulluan lajmet se trajneri Pep Guardiola i ka lënë një mesazh lojtarëve të tij, që nëse shtojnë tre kilogramë në festat e Krishtlindjeve, do të dënohen, shkruan Indeksonline

Pikërisht kjo është arsyeja pse Haalandi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, me mbishkrimin: Gjithçka mirë!

Haaland ka zbuluar se ka 94 kilogramë peshë dhe nuk rrezikohet që të dënohet nga trajneri i tij.

Kujtojmë se Premier League nuk ka pushim dhe nesër, Manchester City do të luajë ndeshjen e javë së 18-të ndaj Nottingham Forest.

Komento: