Shpresa e kosovarëve se nga 1 janari 2024 do të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen

16:11 | 01 December 2022

Kosovarët besojnë se nga 1 janari 2024 do të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

Qytetarët për 24 orë kanë votuar në sondazhin e hapur në faqen zyrtare të Klan Kosovës, në pyetjen se “A besoni vërtet se kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen më 1 janar 2024?”.

47.51 për qind janë përgjigjur me “Po”, pra se besojnë që liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.

Ndërkaq, 45.54 për qind janë përgjigjur me “Jo” dhe opsionin “Nuk e di” e kanë zgjedhur 6.95 për qind e votuesve.

Komento: