Britania shënon numrin më të ulët ditor të viktimave nga virusi.
Të paktën 368 njerëz kanë vdekur në spitalet e Britanisë së Madhe të dielën si pasojë e komplikimeve të koronavirusit të ri. Shifrat e reja çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 20,751.
Bilanci i publikuar në 24-orët të fundit ka numrin më të ulët të vdekjeve që prej 30 marsit, kur u konfirmuan 180 vdekje, raporton Metro, transmeton lajmi.net.
Përgjatë një-ditëshit të fundit, Anglia regjistroi 336 vdekje. Uellsi raportoi 18 vdekje, derisa 14 humbje të tjera jete lidhur me sëmundjen Covid-19 janë raportuar në Uells.
Në Britani të Madhe janë raportuar gjithsej 148,377 dhe 20,751 vdekje.