Shpresë për Italinë, bie dukshëm numri i viktimave nga koronavirusi

18:45 | 10 May 2020

Janë publikuar shifrat e fundit të koronavirusit nga Italia.

Rënie e ndjeshme e personave të infektuar rishtas nga koronavirusi në Itali, pavarësisht numrit të madh të tamponeve.

Italia mbylli javën e parë të hapjes dhe të dhënat janë pozitive. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 165 të vdekur dhe 802 raste të reja pozitive me Covid-19.

Numri i viktimave të total është 30560.

Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital. Sot janë 1027 persona në kujdesin intensiv, 7 më pak se dje.

13618 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 216 më pak se dje.

Të izoluar në shtëpi janë 68679 persona (-1295 krahasuar me dje).

Numri i të shëruarve është 105186, 2155 vetëm në 24 orët e fundit.

Komento: